Në komunën e Aerodromit dhe të Gazi Babës do të nënshkruhet kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Shkup, 24 shtator –Kandidatët për kryetarë komunash në komunën e Aerodromit dhe të Gazi Babës do të nënshkruajnë kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Kandidatët për kryetarë komunash në Komunën e Aerodromit do të nënshkruajnë kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike në sallën për takime, me fillim në ora 11.00, ndërsa në Gazi Babë, ngjarja për nënshkrimin do të mbahet në objektin e Shtëpisë së kulturës “Dimitar Vllahov” në lagjen e Autokomandës, njëjtë nga ora 11:00.