Në Dibër dhe Qendër Zhupë me dy doza janë vaksinuar rreth 7.500 persona

Dibër, 22 shtator – Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë deri më sot me dy doza kundër Kovid-19 janë vaksinuar rreth 7.500 persona prej të cilëve mbi 1.200 në pikat në Shkup dhe Ohër, përderisa të tjerët në Spitalin e përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër.

“Në entin tonë deri më tani dozë të parë të vaksinës morën 7.625 persona, përderisa nga ky numër doze të dytë pranuan 6.224 persona nga të dy komunat. Janë aplikuar vaksina nga Astra Zeneka, Sinofarm, Fajzer. Në rreth dhjetë ditët e fundit më I madh numri I atyre që vijnë për rivaksinim. Gjithsesi këtu duhet të numërohen edhe mbi 1.200 persona të cilët  u vaksinuan në pikat në Shkup dhe Ohër”, deklaroi për MIA-n drejtori I spitalit, Baki Alili.

Ndërkohë, sipas tij, po ulet numri I rasteve të reja, e me atë edhe I të hospitalizuarve dhe atyre që po mjekohen në mënyrë ambulantore.

“Për momentin kemi tetë Kovid pacientë, prej tyre katër janë në mbështetje oksigjeni, përderisa të tjerët janë me pasqyrë të lehtë klinike. Shumë është ulur edhe numri I atyre të cilët po mjekohen në mënyrë ambulantore, tani rreth dhjetë në ditë, ndërkaq është përgjysmuar edhe numri I kontrolleve, të cilat më parë I kishim nga 60 në ditë”, shton Alili.

Sipas statistikës së Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë rajon numri I përgjithshëm I të infektuarve është 1.442, të vdekur janë rreth 70, ndërsa raste aktive 127.