MSH: Pothuajse 47 për qind e popullatës mbi 18 vjeç është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës

Shkup, 28 shtator – Vaksinimi po zhvillohet me tempo të mirë në tërë territorin e vendit. Përfundimisht me 26 shtatorin, me një dozë të vaksinës kundër Kovid-19 janë vaksinuar 46,9 për qind e popullatës mbi 18 vjeç. Tek personat mbi 40 vjeç përfshirja me një dozë është 55 për qind, tek personat mes 18 deri 39 vjeç përfshirja me një dozë të vaksinë është 31 për qind, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të fundit, siç ceket, më së shumti qytetarë të vaksinuar me një dozë të vaksinës ka në qytetet Ohër (63,9 për qind), Kavadar (64,3 për qind), Gjevgjeli (61,4 për qind) dhe Negotinë (65,1 për qind). Mes 50 deri 60 për qind përfshirje të popullatës së vaksinuar me një dozë ka në qytetet Manastir, Demir Hisar, Resnjë, Veles, Berovë, Pehçevë, Prilep, Krushevë, Vallandovë, Shtip dhe Probishtip. Mes 40 deri 50 për qind përfshirje të qytetarëve të vaksinuar ka në qytetet Kërçovë, Sveti Nikole, Koçan, Dellçevë, kriva pallankë, Strugë, Makedonski Brod, Shkup dhe Tetovë. Mes 30 deri 40 për qind, përkatësisht më pak të vaksinuar për momentin ka në Vinicë, Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish.

Në rrjedhë është vaksinimi në pikat ekzistuese për vaksinim, ku qytetarët mu d të vaksinohen pa caktuar termin. Vaksina ka mjaftueshëm dhe të njëjtat janë të kapshme për të gjithë që duan të vaksinohen. Me vaksinim të plotë e mbroni veten dhe më të afërmit e juaj nga komplikimet e sëmundjes së shkaktuar nga virusi Kovid-19. Vaksinat mbrojnë nga vdekja dhe parandalojnë përhapje të mëtutjeshme të virusit”, informojnë nga Ministria dhe bëjnë thirrje të gjithë që nuk janë vaksinuar deri më tani, ta bëjnë atë sa më parë në njërën nga pikat më të afërta të vendbanimit.