Mot me diell me vranësira të vogla lokale

Shkup, 2 gusht – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare. Kryesisht do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km në orë) që do të shkaktojë rënie të temperaturave.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 7 deri 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 22 deri 30 gradë.

Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup, moti do të jetë me diell edhe me vranësira mesatare me erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të mbërrijë deri 25 gradë.

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm me mëngjese të freskëta, ndërsa temperatura e ditës do të jetë në rënie të lehtë. Të dielën në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, ndërsa vende-vende priten edhe reshje më të rrëmbyeshme. Shi të përkohshëm me bubullima të rralla do të ketë të hënën.