Mot me diell dhe me vranësira mesatare

Shkup, 1 shtator – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare, pasdite kryesisht në pjesët veriore vranësira do të rritet dhe do të ketë paraqitje të shiut të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 23 deri në 32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të arrijë 6.

Në Shkup paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite me vranësira mesatare deri në të mëdha me shi. Gjatë ditës do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 14 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Të enjten do të vazhdojë të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturës së ditës për disa gradë. Të shtunën në orët e pasdites do të ketë shi të shkurtër lokal, ndërsa të dielën në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.