Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira to vogla deri në mesatare lokale

Shkup, 27 shtator – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Gjatë natës  së martë, kryesisht në pjesët malore do të ketë kushte për shi.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 25 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me  diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 31 gradë Celsius.

Prej të martën do të mbisundojë mot kryesisht me temperatura më të larta të mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës dukshëm do të bien. Reshjet do të fillojnë si më të dobëta gjatë natës së  martë dhe  do të jenë më intensive në pjesët perëndimore të cilat ditën e martë do të ndiqen me bubullima të përkohshme dhe erë të përforcuar.