Mot kryesisht me vranësira dhe më freskët, me shi të rrëmbyeshmë lokal dhe bubullima

Shkup, 28 shtator – Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më freskët, ndërsa në disa vende  jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, lokalisht edhe mbi 20 litra në metër katror dhe me paraqitje të bubullimave të rralla.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima të rralla. Temperatura  maksimale  do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Në ditët në vijim deri të enjten do të mbisundojë  mot kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa temperaturat e ditës dukshëm do të bien. Të premten do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të shkurtër.  Në ditët e fundjavës do të ketë stabilizim të motit, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje më të vogël.