Ministria e Bujqësisë shpallë thirrje për dhënien me qira të tokës bujqësore

Shkup, 4 gusht – Më datë 04.08.2021, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave shpalli katër thirrje publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore deri në 3 hektarë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Subjekti i thirrjeve publike Nr. 01/21, 02/21 dhe 03/21 është toka bujqësore e lirë në pronësi shtetërore në të cilën nuk kultivohen kultura bujqësore, kurse lënda e thirrjes publike Nr. 04/21 është dhënia me qira e tokës bujqësore në pronësi të shtetit në të cilën është apo ka pausur kultivim të kulturave bujqësore.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 30 (tridhjetë) ditë nga dita e shpalljes.

Për informacion shtesë, dokumentacionin e nevojshëm si dhe kushtet për pjesëmarrje në thirrjet publike, mund të vizitoni faqen e internetit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (www.mzsv.gov.mk).