Mbrojtja e Liqenit të Ohrit është e mundur vetëm me veprim të përbashkët dhe të koordinuar

Ohër, 22 shtator – Për menaxhim efektiv me Liqenin e Ohrit dhe mbrojtjen e vlerave të tij të jashtëzakonshme natyrore është vizioni i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut dhe tri komunave në anën maqedonase të Liqenit të Ohrit, si dhe mbështetja dhe bashkëpunimi i organizatave civile.

Ky është qëndrimi i Zyrës Rajonale të IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, ekspertët e njohur të së cilës së bashku me homologët e tyre maqedonas punuan në përgatitjen e Studimit të Valorizimit për Liqenin e Ohrit.

Sipas Ministrisë resore të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nënshkrimi i sotëm i deklaratës së përbashkët në mbështetje të Studimit për valorizimin e Liqenit të Ohrit nga kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës dhe Debërcës – Konstantin Georgievski, Ramiz Merko dhe Zoran Nogaceski është një konfirmim i gatishmërisë së tre komunave për të bashkëpunuar në procesin e ri-shpalljes së Liqenit të Ohrit si Monument i Natyrës.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, thekson se është bërë përparim në mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, si një nga bukuritë natyrore më përfaqësuese dhe të njohura ndërkombëtarisht në vendin tonë.

Studimi për valorizimin e Monumentit të Natyrës – Liqeni i Ohrit iu dorëzua komunave të Ohrit, Strugës dhe Debërcës në mënyrë që të miratohet nga këshillat e tyre dhe të dorëzohet zyrtarisht në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për të inicuar një procedurë për ri -shpalljen e Liqenit të Ohrit për zonë të mbrojtur në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.

Kryetarëve të komunave të Ohrit, Strugës dhe Debërcës iu dorëzua gjithashtu Certifikata që konfirmon mbishkrimin e Liqenit të Ohrit në listën botërore Ramsat të vendve të mbrojtura ujore.

Përndryshe, Studimi i Valorizimit për Liqenin e Ohrit është përgatitur në kuadër të projektit “Ruajtja e Biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës” financuar nga Fondi global për mjedisin jetësor.