Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Shkup, 5 gusht – Në 24 orët e fundit janë bërë 4713 testime, ndërsa janë regjistruar 219 raste të reja me covid, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup dhe në Tetovë janë regjistruar nga 65 raste te secila.

Më pas në Kumanovë 20, në Gostivar 19, Strumicë 7, Kërçovë 6, në Manastir, Strugë, Berovë dhe Vinicë nga 4, në Prilep dhe Koçan nga 3, në Veles, Kavadar, Shtip, Radovish dhe Dibër nga 2 raste. Më pas në Ohër, Resnje, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod dhe Pehçevë vetëm nga 1 rast.

Kanë ndëraur jetë katër pacientë. Bëhet fjalë për dy pacientë të moshës 61 dhe 66 vjeçare nga Shkupi, një 76 vjeçar nga Tetova dhe një 76 vjeçar nga Kërçova.

Janë registruar vetëm 30 pacientë të shëruar.

Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 156926 persona. Prej tyre, 150470 janë shëruar, 5501 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 955.//Zhurnal.mk