Maqedonia blenë 8,5 tonë kanabis nga Afrika e Jugut

Shkup, 18 gusht – Kompania “Highlands Investments” e cila prodhon kanabis me kualitet të lartë, ka njoftuar se ka lidhur marrëveshje për eksportimin e 8,5 tonë lule të thatë nga kanabisi mjekësor THC dhe CBD, si pjesë e porosisë që do të transportohet në Maqedoni, informon Zhurnal.

Mark Korbet, drejtor i kompanisë, thotë se 8,5 tonë lule të thatë të kanabisit do të dërgohetpër në Maqedoni ndërsa për këtë kanë huazuar një aeroplan.

“Pasi e dëshmuam aftësinë tonë të përmbushim kërkesat për dërgesë me dërgesën tonë të prillit, me sukses siguruam shitjen e madhe të mbetjes nga korrja jonë në vitin 2021, e cila përfshinë diku më tepër se 2000 kg THC dhe 6.500 kg gjethe dhe zbukurime nga CBD. Për madhësinë e porosisë, e cila është mjaftueshëm për mbushjen e pothuajse katër kontenjerëve prej 40 metrave, nevojiteshte një aeroplan për transport deri në Maqedoni”, thotë Mark Korbet.

Është paraparë që tregu evropian i kanabisit të arrijë 3,8 miliardë dollarë amerikan deri në vitin 2025, sipas raportit evropian për kanabis.

Ndryshe kompania është me seli në Afrikën Jugore.//Zhurnal.mk