LSDM: VMRO-DPMNE vazhdon t’i pengojë ndryshimet ligjore për ditën e diel ditë jo pune

Shkup, 22 shtator – Grupi i deputetëve të LSDM-së akuzoi se VMRO-DPMNE-ja opozitare me ditë të tëra i pengon në Kuvend ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës për ditën e diel ditë jo pune, me çka theksojnë, vazhdon të punojë kundër punëtorëve, kundër qytetarëve dhe interesave të tyre.

“Çka ka VMRO-DPMNE-ja aq shumë kundër punëtorëve sa që vazhdimisht pengon këto ndryshime ligjore? Këto ndryshime ligjore lejojnë 92 përqind të punonjësve të pushojnë të dielave dhe të krijojnë një ekuilibër midis jetës private dhe asaj profesionale. Ata ende kundërshtojnë që 4.700 mësues dhe asistentë të arsimit të punësohen. VMRO-DPMNE është kundër punëtorëve, kundër mësuesve, kundër personelit shëndetësor, kundër anëtarëve të Ushtrisë. Me një sjellje të tillë të papërgjegjshme, shkatërruese në dëm të qytetarëve, VMRO-DPMNE, e udhëhequr nga Mickoski, pret një humbje të re nga qytetarët”, tha në konferencë për shtyp në Kuvend, deputetja e LSDM-së, Lolita Ristova.

Lidhur me iniciativën e parashtruar për formimin e komisionit anketues për konfirmimin e përgjegjësisë për rastin me spitalin modular të Tetovës, Ristova përsëriti se edhe komisioni anketues duhet të punojë ndaj fakteve dhe dëshmive.