KSHZ miratoi ndryshim të të dhënave në Listën Zgjedhore dhe në Regjistrin e radiodifuzerëve

Shkup, 22 shtator – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot e mbajti seancën e 25-të në të cilën u miratua Propozimi i partive politike për ndryshim të të dhënave nga lista zgjedhore dhe për Ndryshimin dhe plotësimin e Regjistrit të radiodifuzerëve, mediave elektronike dhe mediave të shtypura.

Anëtarët e KSHZ-së u apeluan radiodufuzerëve të cilët ende nuk kanë kryer korrigjime në çmimoret e tyre, ta bëjnë atë, duke pasur parasysh faktin që fushata fillon shumë shpejt.

Komisioni nuk i miratoi Instruksionin për mënyrë e konfirmimit të identitetit të votuesit dhe Propozim formularin për votim mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga këshilli zgjedhor të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, për shkak të kërkesës së parashtruar për leximin e tyre shtesë.

Në seancën e sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u propozua, votuesit që ndodhen në rrugët “Butelska dhe “Prizrenska” të cilat i takojnë Komunës Çuçer Sandevë, edhe pse në letërnjoftimet e tyre është shkruar Komuna e Butelit, të transferohen në listën zgjedhore në Komunën në të cilën territorialisht i takojnë, por propozimi u hodh poshtë me pesë vota “kundër” dhe dy “për”.

Në rend dite të seancës u gjetën edhe shumë kërkesa për përjashtimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore nga disa arsye, mes të cilave më shpesh shëndetësore, prej të cilëve një pjesë u pranuan, ndërsa një pjesë u refuzuan. Në mënyrë shtesë, u pranuan edhe disa kandidatura për anëtarë të komisione komunale zgjedhore, të selektuara sipas zgjedhjes së rastësishme.

Në fund, nën pikën të ndryshme, u nxorën listat në tri grupe të zgjedhësve të cilët në seancën paraprake janë dorëzuar vonë, për shkak se Komisioni nuk ka mundur fizikisht t’i shqyrtojë në seancë.