Konferencë përfundimtare “Ndikimi i sistemit meritor mbi pavarësinë gjyqësore dhe profesionalizmin në Maqedoninë e Veriut”

Shkup, 28 shtator –  Konferencë përfundimtare “Ndikimi i sistemit meritor mbi pavarësinë gjyqësore dhe profesionalizmin në Maqedoninë e Veriut” do të mbahet sot në Shkup në organizim të koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Në konferencë, siç është paralajmëruar, do të prezentohen të dhënat e marra nga hulumtimet e zbatuara, si monitorimi i seancave të Këshillit gjykues, analiza e punës së Këshillit gjykues, mënyra në të cilën Këshilli gjykues i emëron dhe shkarkon gjykatësit si edhe mendimi dhe perceptimet që i kanë gjykatësit për Këshillin gjykues.

Në kuadër të projektit, i cili është zbatuar me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut është bërë edhe analizë për progresin në karrierë të gjykatësve, gjegjësisht mënyrën në të cilën kanë progres, si edhe rolin që e ka Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë në pikëpamje të trajnimit të vazhdueshëm të gjykatësve.