Katër zjarre aktive në vend, tre janë vënë nën kontroll

Shkup, 16 gusht – Ende janë aktive zjarret në rajonin e Shkupit, Prilepit, Strumicës dhe Shtipit. Nën kontroll janë vënë tre zjarre, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas njoftimit nga SP Saraj që QMK e ka marrë në orën 6:30, një pjesë e zjarrit në fshatin Raoviq – fshatin Bukoviq është lokalizuar gjatë ditës së djeshme, por përgjatë fshatit Bukoviq – fshatit Çajlanë në drejtim të Matkës ende është aktiv.

Është aktiv zjarri edhe në ataret e fshatrave Rakle – Nikodin – Toplicë. Digjet pjesa nga fshati Rakle – fshati Kërstec dhe zgjerohet në drejtim të vendit të quajtur Faashki Lozja. Zjarri është aktiv në terrenin të vështirë të arritshëm. Në terren, siç theksojnë nga QMK ende nuk ka dërguar ekipe.

Zjarri afër fshatit Bezgashteo, në rajonin e Berovës, i cili ka zbritur mbi fshatin Niviçinë ende është aktiv, ndërsa ekipet e NJTZ Strumicë janë kthyer në orën 24:00. Nga QMK thonë se bëhet fjalë për një terren të pakalueshëm ku nuk mund të intervenojnë

Në Demir Kapi – Negotinë, zjarri në atarin e fshatit Barovë gjatë ditës së djeshme është vënë nën kontroll. Deri në largimin e ekipeve nga terreni në brendësi të zonës së përfshirë në zjarr do të drejtohen gjashtë të punësuar nga EP Demir kapi.

Zjarri afër fshatit Melniçan të Vjetër komuna Qendër Zhupë është vënë nën kontroll. Ekipet e NJTZ-Dibër dhe nga ekonomia pyjore edhe sot do ta kontrollojnë terrenin i cili ishte përfshirë nga zjarri.

Për zjarrin afër fshatit Cërvena Vodë kanë marrë njoftim se është nën kontroll.