Kandidatët për kreun e Tearcës zotohen për zgjedhje të lira dhe demokratike

Tearcë, 25 shtator – Kandidatët për kryetar të komunës së Tearcës, sot nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike që do të mbahen me 17 tetor. “Ky është zotim publik dhe natyrisht duhet respektuar.

Në këto zgjedhje do të jemi gardian të demokracisë për të siguruar proces zgjedhor transparentë që nuk do të cenonte në asnjë moment të drejtat themelore të njeriut.

Qytetari vendos!”, ka shkruar Daut Memishi kandidat i Lëvizjes Besa.