Ivanov: Demokracia nuk mund të importohet, ajo vjen nga populli

Shkup, 27 shtator – “Sot Republikës së Maqedonisë më shumë se kurrë  i nevojiten njerëz,  të cilët me krenari do të deklarohen se janë maqedonas. Se janë popull maqedonas. Tani na nevojiten njerëz të cilët së pari do ta ndërtojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të themeluar mbi vetëbesim, vetërespekt, njohje të vetes dhe dashuri ndaj atdheut”.

Këtë e porositi në video fjalimin përshëndetës në tubimin shkencor solemn “Shteti bashkëkohor maqedonas – dy etapa në procesin e formimit dhe zhvillimit të saj: viti  1941 – 1991 / 1991 – 2021” ish presidenti  Gjorge Ivanov.

Demokracia, theksoi Ivanov, nuk mund të importohet, demokracia e vetme e vërtetë është demokracia që vjen nga populli, nga vetëdija politike, nga pjesëmarrja në vendosjen  politike për të ardhmen.

Populli i Maqedonisë, porositi Ivanov, duke marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore në anën e vërtetë dhe të drejtë të historisë, e krijoi shtetin e saj.

Kutia e Pandorës, theksoi Ivanov, është e hapur dhe pothuajse secili  merr  të drejtë ta mohojë, atë e cila është e drejtë e jona e fituar.

“Ekzistojnë çështje për të cilat nuk negociohet, të drejta të fituata për të cilat nuk bisedohet, linja të kuqe përmes të cilave nuk kalohet. Paralajmërova se me Marrëveshjen e Prespës i jepet fund  Republikës së Maqedonisë të tillë siç e njohim dhe prandaj, as nuk kam marrë pjesë, as nuk kam nënshkruar një dokument të tillë”, deklaroi Ivanov.

“Me marrëveshjen me Bullgarinë pushteti në Maqedoni dëshiron të zgjidhë një çështje, e cila do ta kënaqë vetëm palën bullgare. Atë që Maqedonia e merr si kthim është vetëm poshtërim, përmes  heqjes dorë dhe tjetërsimit nga historia e vet, pa të cilën nuk kemi kompas për të ardhmen”, deklaroi Ivanov.

Fjalime përshëndetëse në hapjen e tubimit shkencor “Shteti bashkëkohor maqedonas – dy etapa në procesin e forimimit dhe zhvillimit të saj: viti  1941 – 1991 / 1991 – 2021”, kishin edhe presidenti aktuaë Stevo Pendarovski dhe ish presidenti Branko Cërvenkovski, Zhivko Kondev, shef i kabinetit të presidentit të parë të shtetit Kiro Gligorov dhe Vllado Popovski, i cili  ishte këshilltar në Kabinetin e presidentit Boris Trajkovski.