Ilmi Selami: Do të përfshihet edhe diaspora

Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës, thotë se Maqedonia e Veriut po e regjistron të gjithë popullsinë.

Sipas tij, sikur të mos përfshihej në numrin e përgjithshëm, atëherë diaspora fare nuk do të regjistrohej.

“Në bazë të ligjit ne e kemi për obligim të nxjerrim numrin e përgjithshëm të popullatën rezidente, numrin e përgjithshëm të popullatës jorezidente dhe numrin e përgjithshëm të të regjistruarve. Nëse nuk do të hynte në numrin e përgjithshëm të popullatës, atëherë pse ne do të regjistronim diasporën. Pra, sipas ligjit, popullata rezidente dhe ajo jorezidente përbëjnë numrin e përgjithshëm të popullatës. Ne si Ent i Statistikës nuk bëjmë politikë, pra i mbetet politikës dhe partive politike sesi do ta bëjnë këtë”, ka deklaruar për REL Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës duke theksuar se regjistrimi po zhvillohet me disa probleme të vogla teknike, por që po evitohen me kohë.

Për probleme të tilla ka folur edhe kryeministri, Zoran Zaev, por ai ka konfirmuar informacionet jozyrtare se bëhet fjalë për sulme hakerësh ndaj sistemit elektronik të regjistrimit.