Ilire Dauti shefe e shtabit zgjedhor të ASH-AAA në komunën e Zhelinës

Zhelinë, 19 shtator – Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti është zgjedhur shefe e shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar komune të koalicionit ASH-AAA, Mahir Ziberi për komunën e Zhelinës.

Deputetja Dauti theksoi angazhimin dhe përkushtimin maksimal për fitore në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Politikat e deritanishme nuk kanë sjellë rezultatet e pritura nga qytetarët, bile as që janë afër të bëjnë një gjë të tillë, si ai ish kryetari paraparak që ishte për dy mandate dhe që garon sërish, po edhe ky i tanishmi, pavarësisht premtimeve të tyre të mëdha, Mungesa e politikave zhvillimore, keqpërdorimi i parasë publike dhe politizimi i skajshëm kanë qenë dhe mbeten dukuri shqetësuese për qytetarët jo vetëm të komunën së Zhelinës por edhe të komunave tjera, në të gjithë shtetin”, tha deputetja Dauti.

Poashtu një fjalim rasti mbajti edhe kandidati për kryetar komune, Mahir Ziberi, i cili i entuazizmuar me përkrahjen dhe mobilizimin e strukturave të rinisë, ju drejtua atyre duke u thënë se një ndër prioritetet qeverisjes me komunën do të jenë edhe projektet që në fokus do të kenë fuqizimin e rinisë në katër vitet a ardhëshme.

“Bashkë me të rinjët ne do të punojmë dhe do të përkushtohemi maksimalisht për fitore në zgjedhjet e 17 tetorit. Prioriteti ynë do të jetë rinia, do të jetë qytetari, menaxhimi dhe shfrytëzimi sa më racional dhe transparent i buxhetit, në mënyrë që t’i kthejmë dinjitetin komunës tonë”, tha Ziberi.

Zhelina si komunë ka mundësi të shumta për zhvillim, por vetëm duhet punë dhe angazhim nga gjithësecili prej nesh”, theksoi Ziberi.