I madh numri i të infektuarve nga Kovid-19, ende nuk ka nevojë për dozë të tretë të vaksinës

Nuk ulet numri I rasteve të reja me Kovid-19, ndërsa mbi 20 të vdekur tregoi edhe bilanci i djeshëm. Ndërkohë po rrjedhë vaksinimi në të gjitha pikat në vend. Në rrjedhë është edhe imunizimi në terren.

Sipas Qendrës evropiane për preventive dhe kontroll të sëmundjeve (ECDC), tani për tani nuk ka nevojë urgjente për doze të tretë të vaksinës për popullatën e përgjithshme. Rekomandohen doza shtesë apo “përforcues” për njerëzit me system të dobësuar imunologjik, në pajtim me qëndrimin e OBSH-së.

Në vend, përfundimisht me 1 shtatorin, janë vaksinuar gjithsej 733.226 qytetarë. Në shtet janë aplikuar 1.280.332 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 547.105 qytetarë.

Në pajtim me numrat e fundit, 53 për qind e populaltës mbi 40 vjeç kanë marrë së paku një doze të vaksinës dhe 28 për qind e popullatës mbi 18-39 vjeç është vaksinaur me së paku një doze të vaksinës.

Qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen në pikat ekzistuese vaksinuese në vend. Fëmijët prej 12 deri 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

Nga Ministria edhe njëherë theksojnës e vaksinat janë të sigurta, efikase dhe se jan[ë mënyra e vetme për t’u mposhtur pandemia.

Qendra evropiane për preventive dhe kontroll të sëmjndjeve (ACDC) theksoi se prioritet është të vaksinohen ata të cilët nuk e kanë përfunduar vaksinimin. Më pas potencoi se të gjitha vaksinat e miratuara në BE mbrojnë nga hospitalizimi dhe format e rënda të Kovid-19.

“Sipas njohurive të tanishme, nuk ka nevojë të administrohen doza shtesë për persona të vaksinuar plotësisht “Por, “dozat shtesë për njerëz me sistem imunitar të dobësuar duhet të merren parasysh si pjesë e vaksinimit të tyre nëse nuk kanë arritur nivel të mjaftueshëm për mbrojtje”, shtoi se agjencia evropiane me selinë në Stokholm, e cila ka përfaqësues në rreth 30 vende, përfshirë edhe 27 anëtare të BE-së.

Më 18 gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e kritikoi shpejtësinë e vendeve të pasura për dozë të tretë të vaksinës kundër kovidit, duke theksuar se të dhënat e deritanishme shkencore nuk tregojnë se ka një nevojë të tillë.

“Dhënia e dozës së tretë tani do të ishte të shtohet “jelek shpëtimi për njerëzit që tashmë e kanë, derisa të tjerët të mbyten pa jelekun më të vogël të shpëtimit”, sqaroi drejtori për raste urgjente pranë OBSH-së Majk Rajani.

Për shkak të përhapjes së variantit delta, disa vende vendosën apo mendojnë për doza shtesë, më shpesh për njerëz me shëndet të brishtë, por edhe për të gjithë popullatën.

Statistikat tregojnë se çdo I treti person I moshës mbiu 18 vjeç ende nuk është vaksinuar plotësisht.

Tek ne deri më tani janë bërë gjithsej 1.169.901 testime për Kovid-19. Prej fillimit të pandemisë janë diagnostikuar 178.159 raste, janë shëruar 157.294 pacientë, ndërsa kanë vdekur 5.987. Numri I rasteve aktive është 14.878. Dje bilanci nga Kovid-19 tregoi 760 raste të reja, 644 të shëruar dhe 23 të vdekur.