Historia përsëritet: Edhe në vitin 2017 sipas VMRO-së, Trajanovski do të fitonte bindshëm Shilegovin por doli e kundërta

Shkup, 21 shtator – Para çdo zgjedhje, VMRO-DPMNE shpërndanë rezultate nga disa anketa të zbatuara nga disa agjenci ose organizata të dyshimta. Anketa më e re që u publikua dje dhe e shpërndanë mediat e afërta me VMRO-DPMNE-në, është zbatuar nga një “Organizatë për aktivizëm dhe pavarësi qytetare”, e cila nuk ka as uebfaqe e as dikush ka dëgjuar për ta para se të publikohet anketa.

Edhe në vitin 2017 në prag të zgjedhjeve lokale, VMRO pati shpërndarë anketë ku ishte paraparë fitore e Koce Trajanovskit me dallim mbi 10% ndaj Shilegov, mirëpo ndodhi e kundërta, Shilegov fitoi që në raundin e parë. Shilegov pati epërsi prej 40 mijë votave ndaj kundërkandidatit Koce Trajanovski.

Në vijim keni foto nga anketa e atëhershme e VMRO-DPMNE-së:

Ndryshe në zgjedhjet e tetorit, VMRO-DPMNE nuk ka kandidat të saj për qytet të Shkupit, ndërsa e përkrahin kandidaten “e pavarur” Danella Arsovska. Danellën do ta përkrahin gjithashtu edhe koalicioni shqiptar opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.//Zhurnal.mk