Hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe zona pyjore

Shkup, 26 gusht – NP Pyjet Nacionale njofton se  prej sot hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe zona pyjore  dhe apelon te të gjithë qytetarët të sillen me përgjegjësi kur lëvizin në pyje, për shkak të mbrojtjes së tyre personale dhe mbrojtjes së pyjeve, si dhe ruajtjes së mjedisit jetësor.

“Për shkak të vlerësimit se është zvogëluar rreziku nga paraqitja e zjarreve pyjore, NP Pyjet Nacionale-Shkup dje dorëzoi kërkesë te Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me të cilën kërkohet pajtim për heqje të ndalesës së pjesshme dhe të plotë për lëvizje në pyje dhe toka pyjore,  prej ku mori mendim pozitiv”, informojnë nga NP Pyjet Nacionale.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dha leje për heqje të pjesshme të ndalesës për lëvizje në pyje, të sjellur më 25 qershor të këtij viti dhe ndalesë të plotë, të miratuar më 3 gusht.