Higjiena Komunale filloi pastrimin e deponive të egra në Butel

Shkup, 2 shtator – NP Higjiena Komunale-Shkup sot filloi me aktivitete për pastrimin e katër deponive të egra në komunën e Butelit. Deponitë me mbetje të përzier komunale, mbetje të vëllimshme dhe mbetje ndërtimtarie janë në rrugën Betovenova, si dhe në rrugët Aleksandar Urdarveski dhe Lazo Trpevski, në afërsi të varrezave.

“Në koordinim me komunën e Butelit, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot filluan të pastrojnë katër deponi të egra që gjenden në këtë komunë të Shkupit. Deri në fund të aksionit presim të mblidhet përafërsisht 300 metra kub mbetje, e cila pandërgjegjshëm është hedhur në zona publike. Me këtë rast, u bëjmë thirrje qytetarëve që mbetjen e tyre ta hedhin në kontejnerët e vendosur, sepse vetëm me hedhjen e ndërgjegjshme dhe të rregullt të mbetjes ne mund të mbrojmë mjedisin jetësor dhe shëndetin publik. “- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, NP Higjiena Komunale-Shkup ka larguar 7000 metra kub mbetje nga deponitë e egra në territorin e qytetit të Shkupit.