Grubi: Prishtina dhe Beogradi t’i respektojnë marrëveshjet e firmosura në Bruksel

Shkup, 22 shtator – Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, vlerëson se SHBA-të dhe BE-ja duhet t’i ndihmojnë palës kosovare dhe asaj serbe për të respektuar marrëveshjet e firmosura në Bruksel dhe për të tejkaluar mosmarrëveshjet, si këto të fundit rreth targave që kanë tensionuar situatën në Veri të Kosovës.

“Vlerësoj se Prishtina dhe Beogradi me ndihmën e Brukselit dhe Uashingtonit do të duhet t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe t’i respektojnë ato marrëveshje të cilat i kanë nënshkruar në Bruksel, qofshin ato edhe për reciprocitetin por gjithsesi nëpërmjet të një përmes një dialogu konstruktiv me përfshirjen edhe të Brukselit dhe Uashingtonit. Rrumbullakësimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit është jetik për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin tonë”, tha Grubi.