Grubi-Meyer:Regjistrimi dhe zgjedhjet do të janë shembullore

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z.Artan Grubi sot ka takuar U.d shefin e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, z.Eric Meyer. Uashingtoni është përkrahësi më i madh i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Grubi dhe Meyer diskutuan për zbatimin e reformave të nevojshme por shumë të rëndësishme me qëllim funksionimin e institucioneve në mënyrë të paanshme dhe të pavarur, sundimin e ligjit, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe u.d shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Eric Meyer gjithashtu kanë biseduar edhe për procesin e Regjistrimit të popullsisë 2021. Grubi i ka thënë z. Meyer se ky proces është i rëndësishëm për RMV-në por që është edhe kërkesë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare të cilat nga ne presin që si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian që jemi, të gjitha hapat e ardhshëm t’i marrim në bazë të përqindjes së popullsisë e me këtë të planifikojmë dhe të zbatojmë politikat zhvillimore në vendin tonë.

Në këtë takim Grubi dhe Meyer kanë biseduar edhe për zgjedhjet e radhës lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti. Grubi ka informuar Meyer se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe se të njëjtat do të mbahen në frymën demokratike dhe europiane.

Grubi dhe Meyer kanë këmbyer mendime edhe për tejkalimin e çështjes së hapur me Bullgarinë fqinje. Ud shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Eric Meyer, Grubi i ka thënë se Maqedonia e Veriut është e gatshme që me plotë konstruktivitet t’i kthehet bisedimeve sapo pala bullgare të jetë e gatshme.

Zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi falënderoi ud shefin e Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Eric Meyer për përkrahjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Amerikës për vendin tonë.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe reth Koridorit 8 me ç’rast Grubi njoftoi mysafirët për ecurinë e procedurave dhe u shpreh i bindur që procesi I kontratës do të nënshkruhet brenda vitit me kompaninë amerikane Bechtel.