Gostivar / Një person i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur i vdekur në banesë

Gostivar, 30 gusht – Në rrugën Industriale në Gostivar, në njërën nga banesat e reja kolektive ka ndodhur një rast tragjik. Një person i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm, raporton Gostivari Sot

Dyshohet që personi ka ndërruar jetë para dy ditëve, prej kur nga ana e fqinjëve nuk është parë duke hyrë apo dalur nga banesa.

Ka qenë kundërmimi i kufomës që ka ndjallur dyshimet që diçka ka ndodhur brenda banesës ku jetonte i ndjeri, pas çka, ata kanë denoncuar rastin në Polici, Zjarrfikësit dhe Ndihmën e shpejtë.

Është dashur që të mbërri prokurori publik në vendngjarje që zjarrfikësit dhe policia të ndërhyjnë në hapjen e derës hyrëse të banesës. Pasi është hapur dera, është konstatuar që banori i banesës ka ndërruar jetë.

Në momentet që po raportojmë (ora 24), në vendngjarje ekspertizë bëjnë prokurori publik dhe organet e policisë.