Gjykimi për rastin “Titanik” shtyhet për më 30 shtator

Shkup, 22 shtator – Në propozim të prokurores publike Lile Stefanova, seanca e sotme për rastin “Titanik” është shtyrë për më 30 shtator. Arsyeja për këtë kërkesë e prokurores Stefanova, ishin parashtresat e ndryshme të mbrojtjes për të cilët kërkoi kohë për t’i shqyrtuar.

Njëherit, gjykimi për këtë lëndë është kthyer nga fillimi për shkak të asaj që një anëtar i jurisë ka mbushur 60 vjeç. Fillimisht, në këtë procedurë, e cila zgjat nga viti 2018 janë marrë në pyetje mbi 200 dëshmitarë.

Subjekt i këtij gjykimi është financimi i paligjshëm i VMRO-DPMNE-së, shkelje të të drejtës zgjedhore dhe vepra të tjera penale lidhur me proceset zgjedhore në vitin 2011, 2021 dhe 2013.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova.