Ganiu promovon projektet e realizuara para banorëve të Gazi Babës

Shkup, 12 tetor –  Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu edhe sot ka vazhduar aktivitetin ‘Derë më derë’ për të promovuar nga afër projektet e realizuara dhe programin për mandatin e ardhshëm. Sot Kryetari Ganiu i shoqëruara nga kryetari i degës Izet Mexhiti dhe kandidatët për këshilltar Sermini Purini dhe Ardijan Muça vizituan banorët e lagjes së Gazi Babës.

Postimi i plotë:

Derë më derë, lagje më lagje sot së bashku me kryetarin e degës, z. Izet Mexhitin, bartësit e listave për në Çair, znj. Sermine Purrini si dhe bartësin e listës për në Qytetin e Shkupit, z. Ardian Muça vizituam banorët e lagjes Gazi Babë për të bashkëbiseduar për punët që kemi bërë dhe që do të bëjmë.

Për lagjen Gazi Babë kemi paraparë edhe shumë projekte, në vijim gjeni programin e plotë: visarganiu.mk