Ganiu e Xhaferoviç shënojnë ditën ndërkombëtare të boshnjakëve

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu so së bashku me anëtarin e kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç kanë shënuar ditën ndërkombëtare të boshnjakëve, informon Zhurnal.

Me vendosjen e luleve të freskëta në memorialin kushtuar viktimave të pafajshme nga gjenocidi serb në Srebrenicë, është shënuar 28 shtatori – dita ndërkombëtare e boshnjakëve në prani të anëtarit Xhaferoviç.

Ganiu duke uruar ditën ndërkombëtare të boshnjakëve, ka theksuar se ky memorial i dedikohet qendrës epike të popullit boshnjak në përpjekjet shekullore për ekzistencë.

Siç thekson Ganiu, populli shqiptar dhe ai boshnjak kanë qenë ndër popujt për të persekutuar në Ballkan.

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/2920025271659455