FR-BDl: Atë që s’e bëri Taravari, e bënë Rinia e Gostivarit që duam

Gostivar, 26 shtator – Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në anë të një komunikate për media bënë të ditur se sot në fshatin Çajlë kanë filluar aksionin për pastrimin dhe riparimin e tereneve sportive në venbanimet e tyre, përcjell Zhurnal.mk

“Ne jemi Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar.

Jemi sot në fshatin Çajlë ku filluam aksionin për pastrimin dhe riparimin e tereneve sportive në vendbanimet tona.

Siç e pamë në terenin sportiv të shkollës fillore në Çajlë, gjendja e tereneve është e mjerueshme. Gjendja është e tillë gati se në të gjitha hapësirat e gjelbëra në vendbanimet tona, andaj vendosëm që vullnetarisht ne si Rini e BDI të realizojmë aksionin e pastrimit dhe riparimin në të gjitha terenet sportive. Ky aksion do te vazhdoj edhe ne ditet ne vazhdim.

Sa i përket punës sonë mund te shihni edhe vetë, ngjyrosem terenin, vendosem kosha për mbeturina, pastruam terenin si dhe vendosem ndriçim. Me pak punë së bashku mund të arrimë shume.”, thuhet në njoftimin