Forum Maqedonia e Veriut-Gjermani “30 vjet pavarësia e Maqedonisë së Veriut – Roli i Kuvendit në demokraci”

Shkup, 24 shtator – Forum Maqedonia e Veriut-Gjermani me titull “30 vjet pavarësi të Maqedonisë së Veriut – Roli i Kuvendit në demokraci” do të mbahet sot në Shkup në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Institutit për hulumtime shoqërore – MK91.

Mysafir dhe folës në forum, siç paralajmëroi Fondacioni Konrad Adenauer, do të jenë prof.dr. Norbert Lamert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish-kryetari i Bundestangut gjerman (me fjalim përmes lidhjes me video-konferencë) dhe Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në panel diskutimin në temë “30 vjet pavarësi – roli i Kuvendit në demokraci” përveç deputetëve nga Kuvendit, pjesëmarrje do të marrë edhe Marion Valsman, deputete në Parlamentin Evropian/nënkryetare e komitetit të përbashkët parlamentar të delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të forumit të pestë Maqedonia e Veriut-Gjermani do të promovohet edhe analiza “30 vjet pavarësi”.

“Ngjarja do të organizohet në harmonizim me të gjitha protokollet për siguri për mbrojtje nga koronavirusi”, thuhet në kumtesë.