Filipçe: Prej nesër fillon vaksinimi me dozën e tretë kundër kovid-19 për personat mbi moshën 60 vjeçare

Shkup, 26 shtator – Qytetarët mbi moshën 60 vjeçare, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje imunologjike me vërtetim prej nesër do të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër kovid-19, konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai theksoi se procesi i skriningut në shkolla do të fillojë me siguri për dy javë.

“Qytetarët mbi 60 vjeç në pajtim me periudhës kohore pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës do të marrin mesazh për t’u vaksinuar, me këtë rast ai mesazh do të jetë përkujtim në kuptimin që nuk termin ose pikë të veçantë, mund të shkojnë kudo më afër vendbanimit. Edhe më tej do të funksionojë pika në sallën “Boris Trajkovski”, në të gjitha poliklinikat tjera këtu në Shkup dhe në të gjithë shtetin”, tha Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, për skriningun në shkolla ministri Filipçe tha se me siguri do të fillojë për dy javë.

“Do të fillojmë me sigurimin e pëlqimit nga prindërit dhe do ta paraqesim më tej metodologjinë. Unë besoj se përgatitja do të përfundojë gjatë javës së ardhshme dhe se nga ajo javë e tutje ne do të fillojmë procesin e testimit. Dua të them se qëllimi është zbulimi i bartësve të mundshëm asimptomatikë të virusit, duke e ditur se fëmijët janë bartësit më të zakonshëm asimptomatikë të virusit”, tha Filipçe, i cili sot e mbështeti fushatën “Përpara rozë”.