ESHS: Regjistrohen gjithsej 1.619.857 persona, 503.491 amvisëri dhe 711.695 banesa

Shkup, 27 shtator – Gjithsej  1.619.857 persona,  503.491 amvisëri dhe 711.695 banesa janë regjistruar deri dje në orën 20, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Mundësia për vetëregjistrim të personave në jashtë vendit, ndërkaq e kanë shfrytëzuar –  198.589 qytetarë nga diaspora.

Sot është dita e 23-të e Regjistrimit 2021 dhe deri në fund mbesin edhe tre ditë.

Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre që i hapi Entit Shtetëror i Statistikës. Lokacionet për regjistrim janë në dispozicion në linkun e ESHT: https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili zyrtarisht filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.