ESHS: Prej nesër qytetarët do të mund të regjistrohen në disa lokacione në komunën e tyre

Shkup, 24 shtator – Me qëllim që askush të mos mbetet pa u regjistruar, Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) prej nesër do t’u mundësojë qytetarëve të mund të shkojnë në disa lokacione në komunat e tyre dhe ta përfundojnë  detyrën e tyre qytetare dhe ligjore, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp Jasmina Gjorgieva nga ESHS.

Ajo arsyetoi se kjo ka të bëjë me qytetarët të cilët për shkak të ndonjë arsye nuk kanë arritur në 20 ditët e kaluara të realizojnë kontakt me regjistruesin, gjegjësisht regjistruesi ka kaluar në rrethin e tyre regjistrues, por nuk i ka gjetur në shtëpi, ka lënë apo jo porosi, thjeshtë nuk është lënë kontakt.

“Ata qytetarë do të mund të shkojnë në  lokacionet në komunat e tyre dhe të regjistrohen. Këto lokacione, për çdo komunë në shtet do të publikohen pasdite në ueb faqen   https://popis2021.stat.gov.mk/dhe për të gjitha informatat më detajore  qytetarët do të mund të drejtohen edhe në numrat e telefonit që janë publikuar në ueb faqen, në qendrën për kontakt të ESHS-së ku do t’i japim të gjitha informatat e nevojshme”, theksoi Gjorgieva.

Ajo përmendi se  kjo ka të bëjë me qytetarët  ku regjistruesi tashmë ka kaluar, por nuk ka arritur të realizojë kontakt me qytetarët.

Gjorgieva informon se po hyjmë në fazën e fundit të aktiviteteve  regjistruese në terren, kur po përfundoijnë të gjitha aktivitetet që u zbatuan në 20 ditët e fundit, kur regjistruesit dhe instruktorët e tyre rajonal i vizitojnë të gjitha qarqet e regjistrimit, i kontrollojnë dhe bëjnë përpjekje  të zbulojnë nëse dikush është lënë.

“Ky është edhe qëllimi i regjistrimit. Askush të mos harrohet, gjegjësisht të përfshihet gjithë popullata e cila jeton në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Gjorgieva.

Përkujtoi se regjistrimi zgjat deri të enjten, 30 shtator, ndërsa regjistruesit punojnë intensivisht në terren, nga ora 08:00 deri në 20:00. U rekomandon qytetarëve të cilët deri tani nuk janë regjistruar, të jenë të durueshëm dhe të presin se në ditët në vijim do të regjistrohen. Shtoi se disa qytetarë do të përfshihen  në tre ditët e fundit të regjistrimit.

Shprehu falënderim te qytetarët të cilët, treguan bashkëpunim të madh dhe mbështetje në këtë proces.