E trishtë: Covid 19 i mer jetën një vajze 15 vjeçare nga Sellca e Tetovës

Shkup, 1 shtator – Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën Infektive sot ka ndëruar jetë një paciente 15 vjeçare.

Pacientja e re kishte fotografi të rëndë klinike ndërsa në spital është dërguar pasi 13 ditë kishte qenë me simptoma të korona virusit në shtëpi. Ajo para se të dërgohet në spital, 10 ditët e fundit ka patur vështirësi shëndetësore. Pacientja është nga fshati Sellcë e Tetovës.

Sipas raportit mjekësor, bëhet fjalë për një rast të rëndë, me sëmundje të zhvilluar, ndërsa ka qenë me obezitet të theksuar. Anketa epidemiologjike është pozitive, gjegjësisht sipas deklaratave të babait, edhe e ëma e pacientes 15 vjeçare ka ndëruar jetë nga Covid.//Zhurnal.mk