Drejtoresha e QIK-ut, Sermine Purrini: Unë i them PO Visar Ganiut për të vazhduar rrugëtimin për një Çair më të gjelbër

Shkup, 19 shtator – Drejtoreshë e Qendrës Kulturore Informative, Sermine Purrini një grua që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kulturës shqiptare në Shkup, njëherit bartëse e listës së këshilltarëve në Komunën e Çairit nga radhët e BDI-së, u bënë apel Çairçanasve të mbështesin kryetarin aktual të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, shkruan Zhurnal.mk

Ajo në një status në profilin e saj në fejsbuk, shkruan, “Ndjej nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe të jem bartëse e listës së këshilltarëve në Komunën e Çairit nga radhët e BDI-së.”

Sipas saj, deri më tani Visar Ganiu , së bashku me skuadrën e tij ka bërë një punë të admirueshme si kryetar miqësor për komunitetin e Çairit.

“Unë i them PO Visar Ganiut për të vazhduar së bashku këtë rrugëtim dhe duke bashkëpunuar të japim më të mirën tonë për një Çair më të gjelbër, më të pastër, më të afërt dhe më rekreativ për të gjithë banorët dhe vizituesit e këtij ambienti tonë të bukur!”, ka shkruar Sermine Purrini

https://www.facebook.com/sermine.purrini/posts/10159289940169647