Djegia e spitalit modular në Tetovë, Thaçi paralajmëron fakte: Është krim!

Tetovë, 24 shtator – Lideri i Partisë Demokratike për Shqiptarët, Menduh Thaçi ka paralajmëruar publikim të fakteve për djegien e Spitalit modular në Tetovë.

Thotë se këto fakte të cilat do t’i publikojë në rolin e mjekut, do të dëshmojnë se djegia e Spitalit modular nuk është tragjedi, por krim.

“Shumë shpejt do të jap fakte dhe argumente profesionale pse këtë e quaj krim”, tha Thaçi.

Ka shtuar se duhet të jepet edhe përgjegjësi për këtë.

Ndërkaq nga djegia e Spitalit modular në mbrëmjen e 8 shtatorit jetën e humbën 14 persona kurse u lënduan 12 të tjerë.