Dita ndërkombëtare e qasjes universale në informacion

Shkup, 28 shtator – Me rastin e 28 Shtatorit – Ditës ndërkombëtare në qasjen universale në informacion, sot do të mbahet ngjarje onlajn në të cilën do të prezantohen rezultatet e punës së Agjencisë për mbrojtje të së drejtës të qasjes së lirë në informacion nga karakteri publik dhe planet për përparim të realizimit të së drejtës së qytetarëve për qasje të lirë të informacionit.

Në ngjarje, mes folësve tjerë, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e zëvendëskryetarit të Qeverisë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore Lupço Nikollovski dhe udhëheqësi i repartit pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian, Freik Janmaat.