Disa komuna të Shkupit nesër pa energji elektrike

Shkup, 19 gusht – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të komunave Saraj, Kisella Vodë, Haraçinë dhe Ilinden, kumtojnë nga QRMK – Shkup.

Në periudhën prej orës 08:30 deri në 10:00 pa furnizim me energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatrave Svillare e Poshtme dhe e Epërme, Komuna e Sarajit.

Në periudhën prej orës 08:30 deri në 13:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve “Dimitrie Çupovski”, “Metodija Patçev” numër 34, 36, 38 dhe 40, Komuna e Kisella Vodës.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatrave Bujkovci, Ajvatovci, Buçinci, Bunarxhik dhe Mërshevci, Komuna e Ilindenit, si dhe konsumatorët e fshatit Grushinë, Komuna e Haraçinës.

Në periudhën prej orës 11:00 deri në 13:00 pa energji elektrike do të jetë objekti i fabrikës “Kemet Elektroniks”, Komuna e Ilindenit.