Dialog për proceset reformuese në jurisprudencë, rezultatet e arritura dhe sfidat kyçe

Shkup, 15 shtator – Në organizim të Institutit për politikë evropiane, sot në Shkup do të mbahet dialogu për politika “Implementimi i Strategjisë për reforma të sektorit juridik 2017-2022 me Plan aksioni – Deri ku jemi dhe çka më tutje?”.

Në ngjarje, siç paralajmëroi organizuesi, do të diskutohen proceset reformuese kyçe në jurisprudencë, rezultatet e arritura dhe sfidat kyçe, ndërsa do të bisedohet edhe për shkallën e implementimit të Strategjisë për reforma në sektorin juridik 2017-2022, si dhe çka nevojitet të ndërmerret më tutje.

Sipas agjendës, është paraparë të flasin ministri I Drejtësisë, Bojan Mariçiq, drejtoresha e Institutit për politikë evropiane – Shkup, Simonida Kacarska, kryetarja e Këshillit gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska, kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska…

Debati është organizuar në suaza të projektit “Partneriteti Justicia: Kthimi i besimit të qytetarëve”, të cilin e zbatojnë Instituti për politikë evropiane dhe Asociacioni ZENIT, ndërkaq financohet nga Bashkimi Eropian.