Dendias: Greqia është dhe mund të jetë miku dhe bashkëpunëtori juaj më i madh

Shkup, 31 gusht – Greqia fuqimisht e mbështet Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian është dhe mund të jetë miku dhe bashkëpunëtori juaj më i madh. Zgjedhjen që e bëtë të qëndroni pranë nesh , të shkoni në rrugën drejt familjes së madhe evropiane është zgjedhja e vërtetë për të mirën e popullit tuaj. Duhet të vazhdojë implementimi i Marrëveshjes së Prespës e cila është bazë për përmirësim të marrëdhënieve të ndërsjella dhe hyrjen e vendit në familjen evropiane, porositi sot shefi i diplomacisë greke Nikos Dendiasi, i cili është për vizitë zyrtare në vend.

Greqia, theksoi ai, është e kënaqur nga ajo që deri tani është bërë në drejtim të implementimit të kësaj marrëveshje.

“Së fundmi janë ndërmarrë shumë hapa prej të cilave njëri është heqja e tabelës para godinës në të cilën ndodhemi, e vendosur në kohëra të tjera dhe e përfaqësonte mbretin Filip, babain e Aleksandar të Madh, sepse kemi rënë dakord së bashku se atëherë paraardhësit tuaj ende nuk kishin mbërritur në Gadishullin Ballkanik dhe nuk kanë pasur mundësi të luftojnë nën udhëheqjen e Aleksandrit të Madh në thellësinë e Azisë, është ndryshuar edhe emri i Muzeut Arkeologjik dhe ndryshimi i tabelave në vendkalimet kufitare”, tha Dendiasi duke shtuar se implementimi i marrëveshjes nuk është çështje burokratike por duhet të implementohet çdo shkronjë dhe për këtë, siç tha, ka një kornizë kohore.

Ai konsideron se duhet të investohet në popullatën e re të cilëve duhet t’u jepen mjetet e nevojshme që ta shohin ardhmërinë tonë të përbashkët, e jo të shohin në të kaluarën. Gjithashtu, theksoi shefi i diplomacisë greke, duhet të parandalohen shpjegimet e marrëveshjes të cilat janë të gabuara dhe e pengojnë zbatimin e saj.

Mundësitë tona dhe e ardhmja jonë janë të shkëlqyera, tha Dendiasi, duke shtuar se Greqia është e bindur se vendi ka bërë një zgjedhje për të qenë afër saj dhe fuqimisht të shkojë në rrugën drejt familjes së madhe evropiane. Atje, theksoi si, Greqia në vazhdimësi nga viti 2003 përpiqet të hyjnë vendet e Ballkanit Perëndimor, që, siç potencoi asnjëherë më shumë nuk duhet të bëhet një fuçi baruti në Evropë.

Ai në konferencën e sotme për shtyp me kolegun e tij Bujar Osmanin, tha se në takimin, që e ka pasur me të kanë biseduar për këto tema, por edhe për bashkëpunimin në ekonomi, infrastrukturë…Grekët investitorë, tha, në Maqedoninë e Veriut kanë 1 miliard euro investime, se sigurojnë 20 mijë vende pune, por edhe pse në kushte pandemie shkëmbimi tregtar reciprok ka qenë rreth 800 milionë euro.

Vizita e ministrit Dendias është vazhdim i komunikimit intensiv midis të dy ministrave të punëve të jashtme, të cilët në bisedimet kanë konstatuar vazhdimësi të dinamikës pozitive në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin që njëherësh paraqet një model për të gjithë rajonin, si duhet të jetë bashkëpunimi dhe si me sukses të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura mes dy fqinjëve.

Ministri Osmani e informoi bashkëbiseduesin e tij se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon të përkushtohet në realizimin e detyrimeve të parapara me Marrëveshjen e Prespës, duke shprehur bindje se Greqia i njeh dhe vlerëson përpjekjet tona, që do të jetë motiv shtesë, që sa më shpejt të përfundojë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare në parlamentin grek. Me këtë në mënyrë shtesë do të mundësohet avancimi i bashkëpunimit dypalësh në segmentet e dhëna.

Ai shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Greqisë për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe sigurinë se një mbështetje e tillë nuk do të mungojë në periudhën në vazhdim. Greqia vazhdon të jetë lobiste e fuqishme për integrimin tonë dhe fillimin e negociatave inkuadruese, që Maqedonia e Veriut veçanërisht e vlerëson”, theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit rastin e shfrytëzuan edhe për shkëmbim të mendimeve dhe qëndrimeve për gjendjen më të re në rajon, bashkëpunimin rajonal, vatrat e krizës dhe aksionet e ndërmarra për tejkalimin e të njëjtave, me ç’rast është theksuar se, si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë në BE, nevojitet koordinim i përbashkët për maksimizim të efekteve.

Përveç me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, shefi i diplomacisë greke do të takohet me presidentin Stevo Pendarovskin, me kryeministrin Zoran Zaevin, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovin, si dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin.