Çair / Grabitet barnatorja, vdes pronari nga stresi

Shkup, 22 shtator – Sonte në lagjen Çair të Shkupit në rrugën “Xhon Kenedi” hajnat kanë plaçkitur një barnatore, ku më pas pronari nga stresi ka ndërruar jetë.

Policia ka informuar për incidentin duke njoftuar se grabitja ka ndodhur sonte.

“Në orën 20:40 është denoncuar se në barnatore në rrugën Xhon Kenedi, një person nën kërcënimin e armës nga e punësuara ka marrë paratë. Njëzet minuta më vonë në barnatoren ka ardhur pronari A.S (40), të cilit, sipas denoncimit i është përkeqësuar gjendja. Për kohë të shkurt ka ardhur Ndihma e Shpejtë, dhe me makinë është dërguar tek Nënë Tereza, reparti i Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, kanë thënë nga policia për TV SHENJA.