Boçvarski në inspektim të ndërtimit të fazës së dytë të rrugës ekspres Shtip-Radovish

Shkup, 23 shtator – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NP për rrugë shtetërore Ejup Rustemi sot do të kryejnë inspektim në ndërtimin e fazës së dytë të rrugës ekspres Shtip-Radovish, në gjatësi prej 16,9 kilometrave.

Faza e parë e rrugës ekspres prej 23,56 kilometrave nga pjesa Shtip-jug deri në Buçim u inaugurua në qershor të këtij viti. Faza e dytë e rrugës i përfshin pjesët “Tre çezmat” deri në “Shtip-jug” si dhe pjesën nga Buçim deri në Radovish.

Investimi në rrugën ekspres, me gjatësi të përgjithshme prej 40.46 kilometra, arrin 60 milionë euro.