Blerim Osmani nga Gostivari: Me besimin e qytetarëve, do të përmbushin 5 përbetimet për komunat e së ardhmes

Bartësi i listës së këshilltarëve nga BDI për komunën e Tetovës, Blerim Osmani sonte në hapjen e Konventës për Zgjedhjet lokale ka theksuar se falë besimit të kryetarit Ahmeti dhe gjithë stukturës së BDI-së, rinia sot po ecën përpara.

“Është hera e parë që ngjitem në një skenë të këtillë dinjitoze, e kjo falë besimit të pakursyer të kryetarit të BDI-së zotri Ali Ahmetit, kryteares së Komunës së Tetovës, zonjës Teuta Arifit dhe gjith strukturës se BDI-së në Tetovë. Kam qenë aktiv në Forumin rinorë të BDI-së në Tetovë për vite me radhë, aty ku gjeni mundësi e përkrahje për tu zhvilluar nën frymën e politikave progresive të BDI-së, që një ditë, si kjo sot, të rinjtë të marrin përgjigjësi më të mëdha karshi qytetarëve. Bashkë me një ekip të rinjësh e të motivuar ne jemi të gatshëm të kontrobuojmë me qasje kreative e projekte inovative, përkushtim profesional e punë të vazhdueshme që së bashku me kryetaren tonë Teuta Arifin ta bëjmë Tetovën të ecë përpara, si një qytet i gjelbërt dhe modern. Pesë premtimet e BDI-së – 1. Agjenda e blertë, 2. Agjenda digjitale, 3. Agjenda e derës së hapur, 4. Agjenda e përfshirjes së qytetarëve dhe 5. Agjenda zero – përbëjnë angazhimet tona të përbashkëta për ta avansuar cilësinë e jetës së qytetarëve në Komunat Shqiptare. E mbi të gjitha, janë tregues se BDI i ndjek nga afër dhe i kupton nevojat e qytetarëve, prandaj merr angazhimin për një të ardhme të gjelbërt. Në programin tonë për Tetovën, kemi implementuar këto 5 premtime dinjiotze – e të gjithë projektet tona për 4 vitet e ardhshme janë të bazuara pikërisht në këto parime”, ka theksuar kështu Osmani para të pranishmëve.

Sipas tij, Teuta Arifi si kryetare ka dëshmuar si më herët, këto dy vite, e sidomos mujat e fundit, se qytetarët e Tetovës mund të mbështeten në lidershipin e saj, dhe sot, shfrytëzoj rastin, t`ju them, në emër të gjith të rinjve dhe jo vetëm, që ne, ashtu siç ishim muajt e vitet e kaluara, edhe pas fitores, do të jemi gjithmonë pranë jush për të kaluar me sukses çfarëdo lloj sfidash që koha mund të na sjellë.

“Komuna jonë – si shumë të tjera në Maqedoninë e Veriut dhe kudo në botë ka kaluar kohë shumë të vështira këto dy vitet e fundit, e sidomos në muajt e fundit. Por liderët, drejtuesit e vërtetë njihen në kohë krize. Teuta Arifi si kryetarja jonë ka dëshmuar si më herët, këto dy vite, e sidomos mujat e fundit, se qytetarët e Tetovës mund të mbështeten në lidershipin e saj, dhe sot, shfrytëzoj rastin, t`ju them, në emër të gjith të rinjve dhe jo vetëm, që ne, ashtu siç ishim muajt e vitet e kaluara, edhe pas fitores, do të jemi gjithmonë pranë jush për të kaluar me sukses çfarëdo lloj sfidash që koha mund të na sjellë. E kjo më së miri u dëshmua gjatë menaxhimit të krizës së pandemisë, kur mjek të rinjë, personel mjeksorë, e vullnetarë, pa dallime, ju bashkuan thirrjes dhe përkushtimit qëllimimirë të kryetares Arifi dhe institucioneve shëndetësore për të ndihmuar në menaxhimin e pandemisë, e më vonë në vaksinimin masiv e të suksesshëm që po realizohet në komunën tonë. Ne kemi nevojë për këtë lidership, jo vetëm për të na drejtuar gjatë pandemisë dhe pasojave ekonomike që e shoqërojnë, por mbi të gjitha për të na drejtuar tek e ardhmja, për të implementuar agjendën e gjelbërt për komunën, për jetë më të mirë për qytetarët tanë. Komunës i nevojitet lidersip dhe dedikim për të bërë të mundur realizimin e projekteve të mëdha – kjo është arsyja pse qytetarët na besojnë, kjo është arsyeja pse ne si BDI, pa dyshim do të fitojmë, jo vetëm Tetovën, por në të gjithë komunat shqiptare”, është shprehur kështu Osmani.

Për fund, Blerim Osmani theksoi se me besimin e dhënë të qytetarëve, me përkushtim të pashoq, do të përmbushin 5 përbetimet e BDI-së për komunat e së ardhmes.

“Kjo na bën krenar dhe plot vetëbesim të përfaqësojmë BDI-në në këto zgjedhje bashkë me të rinjtë dhe ekipin tonë plot motivim, së bashku me Kryetaren Teuta Arifi. Ne për dallim nga të tjerët, ofrojmë jo vetëm zgjidhje për problemet me të cilat përballemi sot, por mbi të gjitha, një plan konkret e të mirëdefinuar, për botën e së nesërmes. Me besimin e dhënë të qytetarëve, me përkushtim të pashoq, do t’i përmbushim 5 premtimet e BDI-së për komunat e së nesërmes. Në Tetovë, Gostivar, dhe vende të tjera, ku kryetarët e Komunave të BDI-së do të ndërtojnë një jetë më të mirë për të gjithë”, ka vlerësuar për fund Osmani gjatë prezantimit të Konventës së BDI-së për Zgjedhjet lokale 2021.