Bexheti në takim me banorët e Paniçarit

Shkup, 12 tetor – Kryetari i Komunësnsë Sarajit Blerim Bexheti, i cili garon edhe për një mandat për të parin e Sarajit sot vizitoi vendbanimin Paniçar, ku diskutuan kërkesat dhe nevojat e vendbanimit.

Banorët e Paniçarit gjithnjë kanë dhënë mbështetje për të realizuar projektet tona dhe neve u jemi mirënjohës për mirkuptimin dhe mbështetjen që na japin.

Në mandatin tonë katër vjeçar ju siguruam që do të bëjmë projektimin dhe realizimin e rrugës kryesore me 4km asfalt,përfundimi i ndërtimit të objektit të shkollës fillore si dhe instalimin e rrjetit të ndriçimit publik- thotë Bexheti