Bekteshi: Bie niveli i papunësisë në RMV

Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social fejsbuk, ka njoftuar se shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 15.9%.

Gjithashtu, papunësia është ulur me 4.8% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, kurse shkalla e punësimit në tre tremujorët e fundit ka shënuar rritje prej 1.5%.

Ja postimi i plotë i Bekteshit:

“Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 15.9%.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, papunësia është ulur me 4.8%.

Shkalla e punësimit në tre tremujorët e fundit ka shënuar rritje prej 1.5%” – ka shkruar ministri Bekteshi!