Arrestohet një person nga Kumanova, planifikonte tre vrasje

Kumanovë, 17 gusht – Në një aksion policor në Kumanovë, është arrestuar një person i cili kishte planifikuar vrasje, transmeton Zhurnal.

Sipas informatave jozyrtare, plani i tij kishte qenë të vrasë tre persona.

Siç mësohet, personi është babai i një vajze të mitur e cila vitin e kaluar kishte humbur jetën gjatë një aksidenti me veturë në Milladinovc. Ngjarja kishte ndodhur në janar ndërsa atëkohë 17 vjeçarja kishte humbur jetën në vendngjarje./Zhurnal.mk