Ardijan Muça mirëpret në takim forumin rinor BDI

Shkup, 24 shtator – Përfaqësues të Forumit rinor të BDI-së Abdullah Demiri dhe Suelja Pajaziti, sot kanë realizuar takim pune me drejtorin NP “Parqe dhe gjelbërime”, Ardijan Muça.

Në fokus të takimit ishin projektet e forumit rinor, për të cilat Muça ka ofruar mbështetje të pa rezervë në implementimin e tyre.

“Sot realizuam takim me drejtorin e Parqeve dhe gjelbërimeve z.Ardijan Muca, i cili na priti jashtzakonisht shumë mirë neve si forum rinor, duke na ofruar mbështetje të madhe për realizimin e projekteve tona.

Ne si forum rinor gjithmon jemi të hapur per bashkëpunime me të gjithë , për të ringjallur rinin të jemi më aktiv dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë!”, thuhet në njoftimin.