Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Shkup, 3 gusht – Për sot është caktuar mbledhje e grupit për vlerësim në të cilën do të shqyrtohet serioziteti i situatës me zjarret dhe nëse është e nevojshme do të propozohet të shpallet gjendje krize në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit, deklaroi mbrëmë drejtori i Qendrës për menaxhim me krizat, Stojançe Angelov gjatë vizitës në Koçani.

Ai informon se helikopteri i armatës i cili ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në Nagoriçan të Vjetër, nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të arritur në Koçani për shkak të mungesës së karburantit.

“Helikopteri i Armatës herët ishte dërguar në Nagoriçan të vjetër, ku patëm zjarr serioz. Helikopteri ka fluturuar deri në orët e pasdites kur temperatura arriti rreth 40 gradë Celsius, me ç’rast duhej të zbresë, sepse karakteristikat teknike nuk lejojnë që ai të fluturojë në temperatura mbi 40 gradë Celsius. Në ndërkohë zjarri në Koçani u zhvillua, që në fillim ishte larg shtëpive. Era që sot ishte e fuqishme, shpejtë e solli në afërsi të shtëpive. Helikopteri nuk kishte kohë të mjaftueshme nga Nagoriçani i Vjetër të arrijë në Kiçevë për shkak të mungesës së karburantit”, theksoi Angelov.

Ai kumtoi se gjatë ditës së djeshme, në bisedë me presidentin Stevo Pendarovski ka kërkuar urgjentisht të lëshohet Armata për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.