Analizë: Bashkimi Evropian assesi të zgjidhë kontestet në Ballkanin P. , nuk ndihmoi as procesi i Berlinit

Shkup, 23 shtator – Udhëheqësit më të lartë të Brukselit vazhdojnë ta përsërisin se integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është i një rëndësie strategjike, dhe për këtë qëllim ata kanë organizuar një sërë samitesh dhe takimesh formale dhe informale, por që edhe përkundër kësaj këto takime nuk kanë dhënë rezultat pozitive, pasi asnjë prej këtyre vendeve nuk është antarsuar në Union dhe asnjë nga kontestet që ato kanë mes vete nuk janë zgjidhur ende.

Historia e Ballkanit është e mbushur me luftra të përgjakshme të cilat janë bërë shkas edhe për fillimin e Luftës së Madhe, dhe kanë rrezikuar çdo herë paqen dhe sigurinë e tërë kontinenti, e që fatkeqësisht kjo pjesë po vazhdon ta kërcënoj stabilitetin e tërë Europës, shkruan Zhurnal.

Konfliktet mes popujve të rajonit kanë shkaktuar aq shumë viktima dhe shkatërrime, të cilët vazdhojnë që të jenë të pa shlyeshme nga kujtesa e çdo banori të këti Gadishulli, e kjo po paraqitet si një pengesë apo barrierë serioze për bashkjetesë dhe mirkuptim, duke ndikuar që kjo pjesë e kontinentit mos të gjeje asnjëherë qëtësi. Kjo mungesë tolerance dhe mirkuptimi është më e theksuar në vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët në dekadën e fundit të shekullit XX u përplasen në luftra të përgjakshme, tmerri i së cilës vazhdojnë që ti ndjekin këtë popuj edhe 20 vite nga konflikti i fundit.

Shtete Europës të gjendur në këtë situatë të komplikuar, e duke parë që zhvillimet në Ballkanin Perëndimor po kërcënonin kohezionin e kontinentit, arritën një dakordësi se mundësia e vetme për ta qetësuar këtë rajon tejet problematik ishte integimi i saj në Bashkimin Europian.

Samiti i parë mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është mbajtur në kryeqendrën e Koriacisë në Zagreb në prill të vitit 2000, ku morën pjesë të gjitha shtetet e rajonit ku qëllimi i saj ishte është që BE-ja të inkurajojë bashkpunimin si dhe të rrisë angazhimin drejt reformave, demokratizimit, bashkëpunimit rajonal dhe respektit për detyrimet ndërkombëtare. Ky takim u prit me shumë entuziazëm në Ballkan, pasi ishte hera e parë që Unioni i kushtonte një rëndësi kaq të madhe rajonit, dhe bësohej se në këtë mënyrë ata do të bëheshin shumë shpejtë pjesë e familjes së madhe Europiane, shkruan Zhurnal.

Samiti i dytë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian u mbajt më 21 qershor 2003 në Selanik të Greqisë. Ku miratua një deklaratë e përbashkët në në këtë samit dhe miratimine agjendës së Selanikut për Ballkanin Perëndimor, që kishin të bënin me marrëdhëniet midis vendeve të BE -së dhe vendeve që kishin nënshkruan Procesi i Stabilizim Asociimit (SAP), ku përfshihej zbatimi i një sërë masash dhe programesh për vendet e Europës Juglindore, të rezervuara deri më tani vetëm për vendet kandidate për integrim, përmes së cilave besohej se do të përshpejtohej procesi i pranimit në BE, veçanërisht në lidhje me vendet që po ecnin më ngadalë.
Pas këtyre samiteve, u inicuan edhe shumë të tjerë të cilët kishin si qëllim rritjen e bashkpunimit mes vendeve të rajonit, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, përshpejtimin e integrimeve drejt Bashkimit Europian e që të gjithë këto u mbështetën nga Unioni.

Procesi i Berlinit është njga proceset e shumta dhe më të rëndësishme të inicuara nga Bashkimi Europian, që kishte për qëllim zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila u themelua dhe u mbështet fuqishëm nga kancelarja Angela Merkel. Procesi i Berlinit është një nismë e cila synon që të rrisë bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe të ndihmojë integrimin e këtyre vendeve në BE. Samitet tjetër në kuadër të Procesit të Berlinit u mbajt në Vienë të Austrisë në vititn 2015, samiti i Parisit u mbajt në vititn 2016, samiti i Triestes në vititn 2017, samiti i Londrës në vitin 2018, samiti i Poznanit në vitin 2019, samiti i Sofijes 2020, samiti i Bërdo 2021.

Në qershor të këti vitit u mbajt takimi mes Austrisë dhe shteve të BP, por e cila nuk prodhoi asnjë rezultat pozitiv, pasi rajoni vazhdonë që të stagnojë në drejtim të rrugës integruese, dhe tensionet jo që nuk janë ulur, por ato janë rritur mes shteteve të BP.

Procesi i Bërdo-Brijonit u inicua në vititn 2013 nga presidenti i Sllovenisë dhe Kroacisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila ka për qëllim të rrisë bashkpunimin mes vedneve të rajonit dhe ti ndihmojë ata në rrugën e tyre integruse drejt BE-së, shkruan Zhurnal. Edhe shumë takime të tjera formale dhe jo formale janë zhvilluar në vende të ndryshme mes përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe liderëve të gjashtë vendeve të BP në shumë kryeqendra të Europës por edhe në SHBA.

Kanë kaluar me shumë se 21 vite që nga takimi i parë mes BE-së dhe shteteve të BP, por situata vazhdon që të mbetet e njejtë dhe e pa ndryshuar si në ditën e parë të samitit, pasi fatkeqësisht asnjë prej shteteve të rajonit nuk është bërë pjese e Unionit, ka edhe shtete që ende nuk kanë marrë as statusin e vendit kandidatë, e të tjerë bllokohen përshkak të kontesteve apo si pasojë e përplasjeve të brenshme mes shteteve anëtare të Unionit.
Kontestet mes shteteve vazhdojnë që ta mbajë të mbërthyer rajonin në pasiguri dhe paqartësi për të ardhmen, dhe të gjithë samitete e deritanishme kanë dështuar që ti japin zgjidhje problemit Kosovë-Serbi, Maqedoni-Bullgari të cilët po mbajnë të tensionuar situatën në rajon dhe po rrëzikojnë përshkallzimin i cili mund ta desabilizojë të gjithë kontinentin.

Kështu BE na ka treguar se është plotësisht e pa aftë për tu përballur me sfida dhe për ti zgjidhur ato, e që kjo mundet të vie edhe si pasojë e përplasjeve të interesave brenda Unionit, por që nga e gjithë kjo po vuajnë vende dhe popujt e rajonit.

Me shumë gjasë BE përsëri do të dështojë që të zgjidhë kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë brenda dhejtorit me qëllim që vendi ynë të marrë datën për fillimin e negociatave, por egziston një shpresë pasi SHBA është përfshirë në këtë çështje,e kjo rritë mundësësinë për të arritur një akord që do të zhbllokonte rrugën integriuese të Shkupit drejt Unionit.

Këto janë dështime që tregojnë pafuqinë e Bashkimit Europian për të zgjidhur problemet në një nga zonat që karakterizohet për mungesë të stabilitetit, e samitet nuk janë asgjë tjetër pos një defile për politikanët tanë dhe të unionit për të treguar se NE jemi të “preokupuar” për ti zgjidhur mosmarrëveshjet e rajonit.//Zhurnal.mk